2006- Arbnor Polloshka themelon një kompani të vogël e cila në fillim merret me
shitjen e Tepihave me Llogo në hyrje të lokaleve duke e përfaqësuar prodhuesin
Grek - Step Pavlidis dhe deri në ditët e sotme jemi të vetmit të cilët ofrojmë këtë lloj
të produkteve në tregun tonë.
2009- ne zgjërojmë ofertën tonë duke hyrë në segmentin e produkteve për higjijenë
profesionale. Me këtë rast fillojmë me distribuimin e produkteve kimike te prodhuesit
të njohur Gjerman BUZIL.
2010- Pas vizitës tonë të parë në panairin më të madhë në sektorin e higjijenës
ISSA Interclean Amsterdam filluam një bashkëpunim me kompaninë Turke nga
Izmiri - NET PAK me brendin e tyre Carpex e cila prodhon dispanzera të ndryshëm
për letër të duarve dhe toaletit si dhe sapun për duar. Në gamën e produkteve të saj
NET PAK ka poashtu edhe aromatizues ajri për hapsira nga 20m2 deri në 900m2.
2011 ofertë e re ne portfolion tonë vjen nga prodhuesi Grek - Finezza i cili prodhon
salveta liksoze me dhe pa llogo, letër per duar dhe toalet, kozmetikë për hotele...
2012 Vit shumë i rëndësishëm në zgjerimin e ofertës tonë duke filluar me Tharrëse
për duar nga VAMA - Itali, produkte kimike nga HIPPOKRATIS - Greqi, mjete për
pastrim nga PLA - Spanjë, tasa të letrës për kafe dhe paketime nga letra nga
ROIS BROS - Greqi
2013 - Si një kompani e cilia tashmë është e njohur si kompani e cila sjellë risi në
tregun e higjijenës në Kosovë ne instaluam një trend të ri me anë të produkteve
aromatizuese nga Amerika me brendin e tyre FRE-PRO
2014 - Sërish produkte të reja.
Produkte të ndryshme të letrës nga Paperdi - Itali, Dispanzera modern dhe me
shumë stil nga QTS - Itali, Maqina për pastrim të dyshemeve nga Whirbel - Itali,
2015 - Me ndihmën e produkteve aromatizuese te MEGASYSTEMS - Greqi u
shëndruam në kompani lider për zgjidhje të aromatizimit të objekteve të ndryshme.
2016 - Si pasoj e kërkesës së përditshme për produkte të sektorit të kozmetikës
në hotele, filluam bashkëpunimin me prodhuesin Turk - TURUNCH duke ofruar
paketime të vogla dhe shumë ekskluzive të shamponave për flokë dhe trup si dhe
produkteve tjera të cilat gjinden në shumë hotele në Kosovë.
Njokohësishtë zgjeruam edhe gamën e pajisjeve për pastrim si dhe leckave të
ndryshme të brendit të njohur Gjerman - VILEDA