Informacioni i Transportit

A është transporti me pagesë? Në Shkel E Shko, për momentin transporti është falas kudo në Kosovë. 

Nëse bëj porosi në Shkel E Shko, për sa arrijnë produktet? Shkel E Shko ofron këto mundësi të pranimit të porosive: 

  • Standard: Produkti mbërrin nga furnitorët tanë dhe mund të arrijë në adresën tuaj për 5 deri në 8 ditë (ose edhe më shpejtë). 
  • Merre vet: Pasi që porosia të bëhet gati dhe të keni pranuar njoftimin përmes emailit dhe SMS, mund të vini ta merrni porosinë në zyrat ose depon tonë sipas orarit të specifikuar në njoftim. 

Shënim: Transporti është i përcaktuar për secilin produkt veçmas. 

Në mënyrë që të mund të shihni datat e sakta, ju mund të klikoni në opsionin “Kur arrin produkti?” të cilin mund ta gjeni poshtë çmimit të produktit në uebfaqe. 

A mund të bëhet transporti jashtë Kosovës? Jo, transporti vlen vetëm brenda territorit të Republikës së Kosovës. 

Si llogaritet koha e transportit? Koha e transportit llogaritet nga momenti që porosia juaj verifikohet dhe ju do të pranoni emailin që porosia është në procesim, email në të cilin mund t`i shihni edhe datat e vlerësuara për dërgim. Përjashtim kanë raste specifike të cilat duhet të shqyrtohen nga ekipet tona përkatëse ku do të pranoni email apo thirrje për informacione më të detajuara. 

A mund ta caktoj kohën dhe ditën e saktë se kur mund të arrijë porosia? 

Po, kohën e arritjes së porosisëmund ta përcaktoni gjatë procesit të porosisë në pjesën e poshtme te mënyrat e transportit. Përcaktimi i kohës mund të bëhet jo më shumë se 14 ditë nga datat e zakonshme të dërgesës të cilat mund t`i shihni paraprakisht në faqen e produktit. 

**Çfarë duhet të bëj nëse nuk kam arritur ti përgjigjem postës për pranim të porosisë?** Posta mund të ju kontaktojë më shumë se një herë gjatë ditës për pranimin e porosisë, e gjithashtu do të përdorin edhe mundësi tjera të komunikimit si SMS apo Viber. Për tu siguruar, ju lusim të kontaktoni Kujdesin ndaj Klientit. 

Deri në çfarë ore bëhet transporti? Transporti bëhet deri në ora 16:00. 

A bëni dërgim të porosive ditën e diel? Jo, ditën e diel nuk bëjmë dërgim të porosive. 

Kur mund të vonohet porosia? Disa nga arsyet se përse mund të vonohet një porosi janë: 

  • Adresa nuk është e saktë. 
  • Nuk është shënuar adresa e plotë.