Shkel e shko

STANDARD PROFESIONAL PËR
ÇDO AMBIENT

Ne sjellim pajisjet dhe produktet e higjienës profesionale për të mbështetur fuqishëm bizneset, por edhe shtëpinë tuaj. Me zgjidhjet tona të plota, çdo hyrje në këto ambiente kthehet në një mirëseardhje unike.

Blej tani

11 Vjet Bashkëpunim dhe Cilësi

Ne jemi një kompani unike dhe e para e llojit te vetë në Kosovë. "Shkel e Shko" ofron shërbime dhe marketing përmes tepihave me logo në hyrjet e objekteve afariste, duke shfrytëzuar një hapësirë të re inovative. Si anëtarë të Odës Ekonomike të Kosovës, kemi ndërtuar marrëdhënie të forta me shumë kompani gjatë 11 viteve të fundit, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh pastrimi.

Historiku

Gjatë viteve, kemi zgjeruar gamën tonë të produkteve dhe pajisjeve. Suksesi ynë është ndërtuar mbi besimin e klientëve tanë dhe përkushtimin për të sjellë risi të vazhdueshme.

2006

Arbnor Polloshka themelon një kompani të vogël e cila në fillim merret me shitjen e Tepihave me Llogo në hyrje të lokaleve duke e përfaqësuar prodhuesin Grek - Step Pavlidis

2009

Zgjërojmë ofertën me produkte për higjienë profesionale, duke filluar distribuimin e produkteve kimike nga BUZIL në Gjermani.

2010

Filluam bashkëpunim me NET PAK nga Turqia për dispanzera dhe sapun për duar, ndërsa kemi filluar edhe përdorimin e aromatizuesve për hapësira të ndryshme.

2011

Shtuam në portofolin tonë prodhime nga Finezza në Greqi për salveta, letër për duar dhe toalet, si dhe kozmetikë për hotele.

PIKA E SHITJES ME PAKICË

Në prill të vitit 2016, të shtyrë nga kërkesat e sektorit shtëpiak, vendosëm të hapim dyqanin tonë të parë me pakicë Clean House. Qëllimi ynë ishte t'i ofronim edhe sektorit shtëpiak mundësinë e furnizimit me produkte profesionale për higjienë.

Për një kohë të shkurtër, ky dyqan u shndërrua në një pikë referimi për produkte të kualitetit të lartë dhe të besueshme në llojin e vet.

Clean House ndodhet në lagjen Bregu i Diellit, pranë udhëkryqit afër Sallës 1 Tetori, duke u bërë një destinacion i preferuar për klientët që kërkojnë zgjidhje efektive dhe të besueshme për nevojat e tyre higjienike.

PIKA E SHITJES ME PAKICË

PIKA E SHITJES ME SHUMICË

Për të përmbushur kërkesat e larta të sektorit afarist, kemi krijuar Shkel e Shko Depo – qendrën tonë më të madhe të dedikuar ekskluzivisht për shitjet me shumicë.

E pozicionuar në një lokacion lehtësisht të qasshëm pranë lagjes Marigona, kjo hapësirë është ndërtuar për të qenë pika juaj kryesore e referimit. Me mijëra produkte të mirëmbajtjes profesionale të gatshme në stok, ne sigurojmë që kompania juaj të ketë gjithmonë furnizim të pandërprerë, efikasitet dhe cilësi pa kompromis.

PIKA E SHITJES ME PAKICË

EKIPI YNË

Ne besojmë se një staf i mirë përgatitur është avantazhi ynë kryesor në sektorin e higjienës profesionale. Aktualisht, punësojmë një ekip prej 10 personash të trajnuar mirë, gjë që na bën të krenohemi gjatë bisedave me klientët tanë.

Arbnor Polloshka
Arbnor Polloshka
Themelues
Arbnor Polloshka
Arbnor Polloshka
Themelues
Arbnor Polloshka
Arbnor Polloshka
Themelues
Arbnor Polloshka
Arbnor Polloshka
Themelues
Arbnor Polloshka
Arbnor Polloshka
Themelues
BASHKOHUNI NË EKIPIN TONË
Na kontaktoni tani! Për çdo pyetje apo paqartesi!
Na kontaktoni