MARRËVESHJE PËR KUSHTET TONA LIGJORE
Shkel E Shko SH.P.K., (“kompania”, “ne”, “neve”, “jonë/a”, “tonë/a”, “nesh”), është një kompani e regjistruar në Kosovë në adresën Dardania SU 1/5 H 1 nr 12, Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës, me numër unik identifikues 810540874 dhe numër të biznesit 70483288, (tutje referuar si “Shkel E Shko”).
Shkel E Shko në kuadër të aktiviteteve të saj operon dhe ofron produkte fizike të mirëmbajtjes shtëpiake dhe për biznese, që ka për qëllim që konsumatorëve të Shkel E Shko të ju ofrojë mundësi të blerjes së mallrave dhe produkteve të ndryshme nëpërmjet platformës “Shkel E Shko” (tutje referuar si “Platforma”), e cila operohet në faqen e internetit www.shkeleshko.com (tutje referuar si “faqja e internetit”). Ne operojmë faqen e internetit si dhe çdo produkt dhe shërbim tjetër të lidhur që i referohet ose lidhet me këto terme dhe kushte të përgjithshme ligjore (tutje referuar si “Kushtet ligjore”) (së bashku referuar si “Shërbimet”).
Këto Kushte Ligjore përbëjnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme të bërë midis nesh dhe Klientit apo Konsumatorit, pra Juve si përdorues, në bazë të të dhënave të ofruara në momentin e regjistrimit tuaj në platformë (tutje referuar si “Ju”, “Përdoruesi”, “Klienti”, apo “Konsumatori”), qoftë personalisht ose në emër të një subjekti, në lidhje me qasjen tuaj dhe përdorimin e Shërbimeve. Kushtet ligjore përcaktojnë termet dhe kushtet e përgjithshme, të cilat rregullojnë përdorimin e faqes së internetit www.shkeleshko.com si dhe blerjen e produkteve të plasuara në të.
Nëse vazhdoni tutje, ju pranoni që duke hyrë në Shërbimet, ju keni lexuar, kuptuar dhe pranuar të jeni të detyruar nga të gjitha këto Kushte Ligjore. Nëse nuk pajtoheni me të gjitha këto kushte ligjore, atëherë ju ndalohet shprehimisht përdorimi i shërbimeve dhe ju duhet të ndalni përdorimin menjëherë.
Duke përdorur Shërbimet tona, ju deklaroni dhe pohoni se jeni të paktën 18 vjeç.
Mund të na kontaktoni përmes telefonit në +383 49 730 720, apo në email adresën në info@shkeleshko.com ose përmes adresës postare në Dardania SU 1/5 H 1 nr 12, Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.
Ne ju rekomandojmë që të printoni një kopje të këtyre Kushteve Ligjore për të dhënat tuaja.
1. SHËRBIMET TONA
1.1. Platforma Shkel E Shko është një treg elektronik online, i cili përmban një gamë të gjerë të produkteve të mirëmbajtjes të cilat ofrohen nga kompani të ndryshme por edhe nga vetë Shkel E Shko, ose nga palë të treta të kontraktuara nga Shkel E Shko, të dhëna të plota për produktet e ofruara, vlerësime të produkteve, fotografi dhe detaje tjera të rëndësishme që kanë për qëllim t’i ofrojnë konsumatorëve të Shkel E Shko një pasqyrë të plotë të produkteve (tutje referuar si “Produktet”). 1.2. Shërbimet tona janë të destinuara ekskluzivisht për përdoruesit të cilët janë të paktën tetëmbëdhjetë (18) vjeç. Personat nën moshën 18 vjeç nuk lejohen të hapin një llogari tek ne, ose të japin informacionin e tyre personal. Nëse ne kuptojmë se janë mbledhur informacione personale nga përdorues nën moshën 18 vjeç, ne do të ç’aktivizojmë llogarinë dhe do të marrim masa të arsyeshme për t’i fshirë menjëherë këto të dhëna nga bazat tona të të dhënave. Nëse ju viheni në dijeni për ndonjë të dhënë që ne mund të kemi mbledhur pa vetëdije nga persona nën moshën madhore, ju lutemi na kontaktoni në info@shkeleshko.com. 1.3. Informacioni i dhënë gjatë përdorimit të Shërbimeve nuk është i destinuar për shpërndarje ose përdorim nga ndonjë person ose entitet në ndonjë juridiksion ose vend ku shpërndarja ose përdorimi i tillë do të ishte në kundërshtim me ligjin ose rregulloren. Prandaj, ata persona që zgjedhin të aksesojnë Shërbimet nga vende të tjera e bëjnë këtë me iniciativën e tyre dhe janë vetëm përgjegjës për pajtueshmërinë me ligjet lokale, nëse dhe në masën që ligjet vendore janë të zbatueshme.
2. KONTRATA
2.1. Kontrata në mes nesh dhe Konsumatorit lidhet përmes Platformës www.shkeleshko.com. Vendosja e produkteve tona në Platformë përbën një ofertë e cila i drejtohet konsumatorëve, me qëllim të lidhjes së Kontratës së Shitjes në Distancë. 2.2. Për të lidhur këtë Kontratë, Konsumatori duhet që të shtojë produktin apo produktet e përzgjedhura në Shportën e Produkteve (tutje referuar si: “Shporta”) dhe të procesojë deri në fund porosinë e tij. Produktet në Shportë si dhe të dhënat e vendosura mund të ndryshohen para vendosjes së porosisë tuaj, përmes opsioneve të ofruara në Platformë. Pas vendosjes së produkteve në Shportë, Konsumatori duhet të plotësojë rubrikat e Adresës, Transportit dhe Pagesës. 2.3. Pas dhënies së Konfirmimit përfundimtar për ekzekutimin e Porosisë, Kontrata në mes të Konsumatorit dhe Shkel E Shko konsiderohet e lidhur. Konsumatori domosdoshmërisht duhet që të pranojë këto Kushte Ligjore për të vendosur porosinë dhe për t’u konsideruar Kontrata si e lidhur.
3. TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE
3.1. Pronësia jonë intelektuale 3.1.1. Ne jemi pronar ose të licencuar për të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale në Shërbimet tona, duke përfshirë të gjithë kodin burimor, bazat e të dhënave, funksionalitetin, softuerin, dizajnet e faqeve të internetit, audion, videon, tekstin, fotografitë dhe grafikët në Shërbime (së bashku referuar si “Përmbajtja” ), si dhe markat tregtare, markat e shërbimit dhe logot e përfshira në to (tutje referuar si”Markat”). 3.1.2. Përmbajtja dhe Markat tona mbrohen nga ligjet e të drejtave të autorit dhe markave tregtare (dhe të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale dhe ligjeve për mbrojtjen e konkurrencës). Përmbajtja dhe Markat ofrohen në ose nëpërmjet Shërbimeve “SIÇ ËSHTË” vetëm për përdorimin tuaj personal, jokomercial ose për qëllime të brendshme të biznesit.
3.2. Përdorimi juaj i Shërbimeve tona 3.2.1. Në varësi të pajtueshmërisë tuaj me këto Kushte ligjore, duke përfshirë seksionin “Aktivitetet e Ndaluara” më poshtë, ne ju japim një licencë joekskluzive, të patransferueshme, të revokueshme për:
- t’u qasur në Shërbimet tona; dhe
- të shkarkuar ose printuar një kopje të çdo pjese të Përmbajtjes në të cilën keni pasur qasje në mënyrë të duhur vetëm për përdorimin tuaj personal, jokomercial ose qëllimin e brendshëm të biznesit. 3.2.2. Përveç siç përcaktohet në këtë seksion ose diku tjetër në Kushtet tona Ligjore, asnjë pjesë e Shërbimeve dhe asnjë Përmbajtje apo Markë nuk mund të kopjohet, riprodhohet, grumbullohet, ripublikohet, ngarkohet, postohet, shfaqet publikisht, kodohet, përkthehet, transmetohet, shpërndahet, shitet, të pajiset me licencë ose të shfrytëzohet ndryshe për çfarëdo qëllimi tregtar, pa lejen tonë të shprehur paraprake me shkrim. 3.2.5. Çdo shkelje e këtyre të Drejtave të Pronësisë Intelektuale do të përbëjë një shkelje materiale të Kushteve tona Ligjore dhe e drejta juaj për të përdorur Shërbimet tona do të përfundojë menjëherë.
3.3. Parashtresat tuaja 3.3.1. Ju lutemi rishikoni me kujdes këtë seksion dhe seksionin “Aktivitetet e Ndaluara” përpara se të përdorni Shërbimet tona për të kuptuar të drejtat dhe detyrimet tuaja kur postoni ose ngarkoni ndonjë përmbajtje përmes Shërbimeve. 3.3.2. Parashtresat: Duke na dërguar drejtpërdrejt çdo pyetje, koment, sugjerim, ide, reagime ose informacione të tjera në lidhje me Shërbimet (tutje referuar si “Parashtresat”), ju pranoni të na caktoni të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale në një Parashtresë të tillë. Ju pranoni që ne do të zotërojmë këtë Parashtresë dhe do të kemi të drejtën e përdorimit dhe shpërndarjes pa kompensim për ju.
4. DEKLARIMET DHE GARANCITË E PËRDORUESVE
4.1. Duke përdorur Shërbimet, ju deklaroni dhe garantoni që:
- të gjitha informacionet e regjistrimit që dorëzoni janë të vërteta, të sakta, aktuale dhe të plota;
- ju do të ruani saktësinë e këtij informacioni dhe do të përditësoni menjëherë informacionin e regjistrimit sipas nevojës;
- ju keni zotësinë juridike dhe pranoni të pajtoheni me këto Kushte Ligjore;
- nuk jeni nën moshën 18 vjeç;
- ju nuk do t’i qaseni Shërbimeve nëpërmjet mjeteve të automatizuara ose jo njerëzore, qoftë përmes një boti, skripti ose ndryshe;
- ju nuk do t’i përdorni Shërbimet për ndonjë qëllim të kundërligjshëm ose të paautorizuar; dhe
- përdorimi juaj i Shërbimeve nuk do të shkelë asnjë ligj ose rregullore në fuqi. 4.2. Nëse jepni ndonjë informacion që është i pavërtetë, i pasaktë, jo aktual ose jo i plotë, ne kemi të drejtë të pezullojmë ose mbyllim llogarinë tuaj.
5. REGJISTRIMI I PËRDORUESVE
Për të përdorur Shërbimet, ne mund të ju kërkojmë që të regjistroheni. Ju pranoni ta mbani fjalëkalimin tuaj konfidencial dhe do të jeni përgjegjës për të gjithë përdorimin e llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj. Ne rezervojmë të drejtën për të hequr, kërkuar ose ndryshuar një emër përdoruesi nëse përcaktojmë se është i papërshtatshëm ose ndryshe i kundërshtueshëm.
6. PRODUKTET
6.1. Ne bëjmë çdo përpjekje për të shfaqur sa më saktë ngjyrat, veçoritë, specifikimet dhe detajet e produkteve fizike të disponueshme në Shërbimet tona. Megjithatë, ne nuk garantojmë që detajet e produkteve do të jenë plotësisht të sakta, ose pa gabime dhe se ekrani juaj elektronik reflekton saktësisht produktin aktual. Të gjitha produktet i nënshtrohen disponueshmërisë. Ne rezervojmë të drejtën për të ndërprerë çdo produkt në çdo kohë për çfarëdo arsye. Çmimet mund të ndryshojnë. 6.2. Konsumatorët janë të detyruar që menjëherë të verifikojnë dhe kontrollojnë produktet e dorëzuara për korrektësinë, plotësinë dhe dëmtimin e mundshëm. Pas pranimit fizik të produktit, nëse i njëjti sheh se produkti përmban të meta, duhet të organizojë kthimin e produktit te Shkel E Shko për ta zëvendësuar. 6.3. Në njoftimin mbi ekzistimin e të metës së sendit, konsumatori ka për detyrë ta përshkruajë atë hollësisht. Konsumatori duhet të ruajë produktin në gjendjen në të cilën është dorëzuar dhe nuk mund ta përdorë atë. 6.4. Konsumatori ka për detyrë që sendin e pranuar ta shikojë, dhe për të metat e dukshme ta lajmërojë kompaninë Shkel E Shko në afat prej tetë (8) ditësh. Për të metat e fshehta, konsumatori është i detyruar të lajmërojë në afat prej tetë (8) ditësh duke llogaritur prej ditës kur e ka zbuluar atë. Shkel E Shko në asnjë rast nuk përgjigjet për të metat e fshehta të cilat shfaqen pasi të kalojnë gjashtë (6) muajve nga dorëzimi i sendit. 6.5. Kur për shkak të ndonjë të mete janë bërë riparime, afatet fillojnë të rrjedhin nga dorëzimi i sendit të riparuar. 6.6. Në rastet kur kontrollimi bëhet në zyrat e Shkel E Shko dhe jo në shitjet në distancë, konsumatori është i detyruar t’ia komunikojë vërejtjet kompanisë menjëherë, përndryshe humb të drejtën e zëvendësimit. 6.7. Shkel E Shko nuk përgjigjet për të meta në qoftë se sendi nuk ka veçoritë e duhura për përdorimin e tij të rregullt, ose nëse blerësi ishte në dijeni të atyre të metave. 6.8. Nga momenti i dorëzimit të produktit nga Shkel E Shko tek Konsumatori, ky i fundit mban rrezikun e dëmtimit/prishjes së produktit. 6.9. Çështja e kthimit të produktit me të meta nuk ka të bëjë me çështjen e garancisë, e cila trajtohet ndaras.
7. BLERJET DHE PAGESAT
7.1. Ne pranojmë format e mëposhtme të pagesës:
- Pagesë me para në dorë (në momentin e pranimit të porosisë)
- Pagesë online (Blerje direkte ose me këste) – Viza, Mastercard, Discover
- Pagesë përmes sistemit Paysera
- Pagesë me këste përmes institucioneve financiare partnere
- Pagesë me POS në momentin e pranimit të porosisë
- Pagesë me transfer bankar 7.2. Në rastin kur Konsumatori kërkon që pagesa të bëhet me kredit/debit kartelë, Konsumatori autorizon Shkel E Shko të ngarkojë kartelën me vlerën e plotë të produktit dhe shpenzimet e dorëzimit. Siguria e të dhënave garantohet nga procesuesi i pagesës. 7.3. Vonesa në ekzekutim nga banka apo institucioni financiar nuk mund t’i atribuohet kompanisë Shkel E Shko. 7.4. Ju pranoni të jepni informacion aktual dhe të saktë të blerjeve dhe llogarisë për të gjitha blerjet e bëra. 7.5. Çmimi i produkteve është ai i cili është vendosur pranë produktit në Platformë. Nëse zbulohet se çmimi është vendosur gabimisht, do t’ju informojmë për të konfirmuar me çmimin real ose anuluar porosinë. 7.6. Çmimet në Platformën tonë përfshijnë TVSH-në, por nuk përfshijnë taksa dhe tarifa të tjera, si tarifa e transportit. 7.7. Ne rezervojmë të drejtën të refuzojmë çdo porosi, apo të kufizojmë sasitë e blera për person ose për familje sipas gjykimit tonë.
8. DORËZIMI I PRODUKTEVE
8.1. Produktet dorëzohen nga Shkel E Shko tek Konsumatori sipas disponueshmërisë. Ne synojmë të dorëzojmë produktet në afatin më të shpejtë të mundshëm. 8.2. Produkti do t’i dorëzohet Konsumatorit nga palët e treta (kompani postare) ose Konsumatori mund të zgjedhë ta marrë direkt në zyrat e Shkel E Shko. 8.3. Nëse Konsumatori nuk gjendet në vendin e dakorduar për dorëzim, Shkel E Shko do të tentojë të kontaktojë brenda 3 ditësh. Nëse sërish nuk gjendet, produkti kthehet në depo dhe porosia refuzohet. 8.4. Mund të ketë vonesa për shkak të faktorëve logjistikë, padisponueshmërisë në stok, ose forcës madhore, për të cilat Shkel E Shko nuk mban përgjegjësi direkte.
9. POLITIKA E KTHIMIT TË PRODUKTIT
9.1. Konsumatori ka të drejtë të tërhiqet nga Kontrata dhe të kthejë produktin, pa dhënë asnjë arsye dhe pa kosto shtesë (nëse nuk është hapur), brenda 14 ditësh nga dita e pranimit fizik të mallit. 9.2. Tërheqja pa obligime financiare bëhet vetëm nëse konsumatori:
- nuk ka hapur ambalazhin origjinal, nuk ka hequr vulat e sigurisë së produkteve (sidomos për produktet e lëngshme apo kimikatet e mirëmbajtjes). 9.3. Produkti nuk duhet të jetë hapur apo përdorur në asnjë formë. 9.4. Nëse ambalazhi apo vula e produktit hapet, konsumatori me rastin e tërheqjes detyrohet t’i paguajë kompanisë Shkel E Shko shumën deri në 50% të çmimit të kontraktuar. 9.5. Periudha e tërheqjes skadon pas 14 ditësh nga dita e marrjes fizike të mallit. 9.6. E drejta e tërheqjes mund të ushtrohet duke bërë kërkesën për kthim online përmes llogarisë tuaj. Pas aprovimit, produkti duhet të paketohet sigurt dhe mund të sillet fizikisht në adresën tonë: Dardania SU 1/5 H 1 nr 12, Prishtinë, 10000. 9.7. Ju nuk do të keni të drejtë të tërhiqeni nga Kontrata për dorëzimin e këtyre produkteve:
- Furnizimet me mallra të bëra sipas specifikimeve të konsumatorit;
- Furnizimet me mallra të mbyllura të cilat nuk janë të përshtatshme për kthim për arsye të shëndetit apo higjienës (psh. kimikate specifike pastrimi, maska apo doreza mbrojtëse) dhe të cilat janë hapur pas dërgimit;
- Mallrat të cilat pas dërgimit janë të përziera në mënyrë të pandashme me artikuj të tjerë;
- Furnizimet me mallra që skadojnë shpejt. 9.8. E drejta për të anuluar pa obligime zbatohet ekskluzivisht për produktet e kthyera në të njëjtën gjendje. 9.10. Kthimi i produkteve që nuk janë në konformitet: Na kontaktoni menjëherë duke përshkruar dëmin. 9.11. Ne do ta shqyrtojmë produktin e kthyer dhe do t’ju njoftojmë nëse ai mund të riparohet, zëvendësohet apo rimbursohet.
10. GARANCIA E PRODUKTEVE
10.1. Shkel E Shko ofron Garanci për produkte të caktuara (si p.sh. pajisje elektronike/mekanike të mirëmbajtjes). Kohëzgjatja e garancisë është e shënuar në platformë. 10.2. Ne do të zëvendësojmë pajisjen nëse riparimi merr më gjatë se 30 ditë pune nga momenti i pranimit. Nëse s’mund të zëvendësohet, do t’ju rimbursojmë. 10.3. Nëse afati i Garancisë ka skaduar, kërkesa për riparim falas refuzohet. 10.4. Nëse dëmtimi është fizik apo i pamuluar nga garancia, pajisja do t’ju kthehet mbrapsht. Nëse nuk e tërhiqni për 20 ditë, konsiderohet e braktisur.
11. SANKSIONET DHE POLITIKAT E EKSPORTIT
11.1. Ju nuk mund të përdorni Shërbimet tona nëse jeni subjekt i sanksioneve ndërkombëtare. Duhet të respektoni ligjet e zbatueshme për kontrollin e eksportit për mallrat fizike.
12. AKTIVITETET E NDALUARA
Si përdorues, ju pranoni të mos:
- Nxirrni të dhëna për të krijuar një bazë të dhënash konkurrente.
- Mashtroni, gënjeni, manipuloni të tjerët ose ne.
- Ndërhyni në sigurinë e Platformës.
- Ngarkoni viruse ose mjete automatike (bots, scrapers) që rëndojnë platformën.
- Përdorni Shërbimet për aktivitete të paligjshme.
13. UDHËZIME PËR KOMENTE DHE VLERËSIME
13.1. Ne mund t’ju ofrojmë hapësira për vlerësime mbi produktet e mirëmbajtjes. Komentet nuk duhet të përmbajnë fyerje, abuzime apo referenca diskriminuese dhe të bazohen në eksperiencën reale me produktin. 13.2. Ne mund t’i fshijmë ose refuzojmë komentet në diskrecionin tonë të vetëm dhe nuk mbajmë përgjegjësi për pretendimet e përdoruesve të tjerë në to.
14. E DREJTA E ANKESËS
Konsumatori ka të drejtë të parashtrojë ankesë ndaj Shkel E Shko në lidhje me blerjen e produkteve. Ankesa paraqitet përmes:
- email-it: info@shkeleshko.com; apo
- adresës sonë fizike: Dardania SU 1/5 H 1 nr 12, Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.
15. MEDIAT SOCIALE
Nëse lidhni llogarinë tuaj në rrjete sociale me Platformën tonë, ju na jepni të drejtën të aksesojmë të dhënat e ndara bazuar në rregullat e privatësisë të asaj platforme të palës së tretë. Ne nuk marrim përgjegjësi për funksionimin e atyre rrjeteve sociale.
16. FAQJA E INTERNETIT DHE PËRMBAJTJA E PALËVE TË TRETA
Shërbimet mund të përmbajnë lidhje me faqe të tjera. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen, saktësinë ose sigurinë e këtyre faqeve të palëve të treta. Çdo ndërveprim me to bëhet nën përgjegjësinë tuaj.
17. MENAXHIMI I SHËRBIMEVE
Ne rezervojmë të drejtën të monitorojmë Shërbimet për shkelje të Kushteve, të refuzojmë qasjen apo të fshijmë llogari që shkelin rregullat dhe ngarkojnë sistemet tona pa paralajmërim paraprak.
18. POLITIKA E PRIVATËSISË
Ne kujdesemi për privatësinë e të dhënave të klientëve tanë gjatë blerjeve online. Duke përdorur Shërbimet e “Shkel E Shko”, ju pranoni të jeni të detyruar nga politikat tona të privatësisë konform ligjeve të Republikës së Kosovës.
19. AFATI DHE NDËRPRERJA
Këto Kushte mbeten në fuqi gjatë përdorimit tuaj. Ne mund të bllokojmë ose pezullojmë llogarinë tuaj për shkelje të Kushteve dhe t’ju ndalojmë hapjen e një të reje në të ardhmen.
20. MODIFIKIMET DHE NDËRPRERJET
Ne rezervojmë të drejtën të ndryshojmë apo heqim produkte, veçori dhe çmime në çdo kohë pa njoftim. Ne nuk garantojmë që Platforma do të jetë e pandërprerë apo e pagabueshme në çdo kohë.
21. LIGJI I APLIKUESHËM
Këto Kushte Ligjore rregullohen nga ligjet e Republikës së Kosovës (përfshirë Ligjin Për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Marrëdhëniet e Detyrimeve).
22. ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE
22.1. Për personat juridikë (Jo-Konsumatorë), çdo mosmarrëveshje zgjidhet përmes Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (në Prishtinë). 22.2. Për Konsumatorët fizikë, mosmarrëveshjet zgjidhen nga Gjykata kompetente në Prishtinë.
23. KORRIGJIMET
Informacioni në Platformë mund të përmbajë gabime shtypi ose pasaktësi. Ne rezervojmë të drejtën për të bërë korrigjimet e duhura në çdo moment pa përgjegjësi penalizuese.
24. KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË
Ne nuk do të jemi përgjegjës ndaj jush për dëme indirekte, humbje fitimi, apo lëndime që burojnë nga përdorimi i produkteve në mospërputhje me udhëzimet, apo nga ndërprerjet e funksionimit të uebfaqes.
25. DËMSHPËRBLIMI
Ju pranoni të na mbroni dhe të mos na mbani përgjegjës ndaj kërkesave të palëve të treta që rrjedhin nga keqpërdorimi i Shërbimeve nga ana juaj.
26. TË DHËNAT E PËRDORUESIT
Ju jeni përgjegjës për të dhënat që transmetoni gjatë blerjes. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për humbjen e këtyre të dhënave përtej masave tona standarde të sigurisë.
27. MARRËVESHJA NË DISTANCË
Këto Terme përfaqësojnë një marrëveshje në distancë të mbështetur në legjislacionin në fuqi.
28. OBLIGIMET TJERA DHE FORCA MADHORE
Ne nuk mbajmë përgjegjësi për vonesat apo dështimet në dorëzim ose shërbim të shkaktuara nga forca madhore (fatkeqësi natyrore, greva, bllokada doganore apo postare, etj.).
29. TË NDRYSHME
29.1. Këto Kushte përbëjnë të gjithë marrëveshjen midis nesh. 29.2. Nëse një dispozitë shpallet e pavlefshme, pjesa tjetër mbetet plotësisht e aplikueshme. 29.3. Ne kemi të drejtë të rishikojmë Kushtet në çdo kohë.
30. KOMUNIKIMET
Të gjitha njoftimet apo komunikimet zyrtare pranohen të bëhen me shkrim përmes formatit elektronik. Për çdo informacion ose zgjidhje ankesash, kontaktoni në:
Shkel E Shko SH.P.K.
Adresa: Dardania SU 1/5 H 1 nr 12, Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës
Telefoni: +383 49 730 720
Email: info@shkeleshko.com
Uebfaqja: www.shkeleshko.com